Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është operuar në Turqi pasi u diagnostikua me një sëmundje të re.

Këtë lajm e kanë konfirmuar burime të Klankosova.tv pranë aktores, të cilët thanë se operacioni i saj ka shkuar me sukeses dhe se gjendja është e mirë.

Pak ditë më parë, Adriana njoftoi përmes një postimi në Facebook se po përballet sërish me një sëmundje, për të cilën nuk ka dhënë detaje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume