Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës.

Mësohet se 52-vjeçare u shtyp nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi.

Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë.

Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

Nazmi Morina kishte gati 20 vjet në zonën e Breshias ku kishte ndërtuar një të ardhme dhe jetonte me familjen e tij. Ai la pas gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume