Sondazhi i publikuar sonte në rrjetet sociale, e që burim reference kishte Institutin për Kërkime Politike – IPIS -Shkup, del të të jetë i falsifikuar, konkretisht, i rremë.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i këtij Instituti në emisionin Ora e Parë në Klan M, Vladimir Bozhinovski.

“Anketa e fundit e paraqitur nëpër rrjetet sociale kinse e ka bërë IPIS nuk është e vërtetë, sepse ne nuk kemi nxjerë një anketë të tillë. Anketa e fundit e jona ishte më 20 Shkurt dhe sipas asaj në kampin shqiptar BDI është ende 2% para opozitës shqiptare VLEN. Pra mos të dezinformohet opinioni, anketën e re do ta bëjmë nesër për njësinë 2 dhe 6 zgjedhore” – tha Vladimir Bozhinovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume