Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, theksoi se vaksinimi është arritja më e madhe. Ai informoi se me shpalljen e epidemisë së kollës së keqe në qytetin e Shkupit deri më tani janë vaksinuar më shumë se 22 mijë persona.

Në emision ai tregoi se pikat e vaksinimit funksionojnë me dy turne, për të lehtësuar prindërve imunizimin e fëmijëve, duke garantuar se vaksinat nuk kanë asnjë lidhje me autizmin.

Sa i përket funksionimit të sistemit shëndetësor, Demiri tha se ka nevojë për rajonizim.

Ai tha se nëse i jepet mundësia që të vazhdojë si ministër i Shëndetësisë edhe pas zgjedhjeve, do të tentojë që të krijojë qendra rajonale në Manastir, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume