Shenjat zyrtare të vendbanimeve në gjuhën shqipe të vendosura gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, janë dëmtuar.

Siç shihet në fotografinë e mëposhtme, është fshirë vetëm emri i vendbanimit në gjuhën shqipe.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten bëri me dije se ka marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largohen të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

“Do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim deri në zëvendësimin e të gjitha shenjave”, thuhej në postimin e ministrit Aliu.

Për të njëjtën temë, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një video.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume