Fëmijtë që kanë pranuar tri doza të vaksinës DiTePer për kollën e keqe mund të shkojnë nëpër çerdhet, por dozën e katërt duhet ta marrin pas 6 muajve. Kështu ka vendosur Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, pas vendimit që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen nëpër çerdhe. KSI, duke bërë thirrje për vaksinim, vlerëson se situatë me kollën e keqe në vend, nuk është e mirë.

“Për shkak të epidemisë shkurtojmë kohën e pranimit të rivaksinës nga 1 vjet në 6 muaj. Situata nuk është e mirë, nuk është stabile, kurse në këtë situatë jemi për shkak të për shumë vite ka patur papërgjegjësi nga qytetarët. Të dhënat për 50% të fëmijëve të vaksinuar është rezultat dështues për vendin dhe duhet të punohet në këtë drejtim. Në Shkup kemi 170 raste me kollën e keqe, kurse në gjithë vendin – 200 dhe ky numër do të rritet. Ka mundësi që në periudhën e ardhshme të dalim me masa më të ashpra epidemiologjike, varësisht zhvillimit të situatës”, tha Aleksandar Petliçkovski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume