Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot tha se partia e tij do të përkrah propozimin që të mund të votojnë qytetarët që kanë dokumente personale me emrin e vjetër të shtetit.

Në konferencën për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se propozimi është diskutuar që nga fundi i vitit të kaluar.
Ne do të mbështesim dhe tashmë po diskutohet. Grupet punuese që kanë punuar për Ligjin Zgjedhor që nga fundi i vitit të kaluar janë duke punuar në zgjidhjen për të pasur dispozitë e cila do t’i mundësojë çdo qytetari të ushtrojë të drejtën e tij të votës”, theksoi Kovaçevski.
Sa i përket numrit të qytetarëve që nuk kanë dokumente personale, ai tha se nuk mund të thotë numrin e saktë, por se atyre duhet t’u garantohet e drejta e votës në zgjedhje.

“KSHZ-ja dhe MPB-ja mund të thonë për numrin e saktë të qytetarëve, por bëhet fjalë për një numër prej rreth 100 mijë qytetarë të cilëve duhet t’u garantohet e drejta e votës në zgjedhje”, theksoi ai.

Kovaçevski po ashtu tha se sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, LSDM do të ketë kandidatë në të gjashtë njësitë zgjedhore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume