“Ukraina duhet të njohë humbjen e saj ushtarake dhe të shkojë drejt dorëzimit të plotë dhe të pakushtëzuar.

Ukraina duhet të çmilitarizohet dhe duhet të ndalohet krijimi i formacioneve paraushtarake në territoret e saj në të ardhmen”.

Këto janë kushtet për paqen e paraqitur në Telegram nga nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev.

“Të gjithë e kuptojnë në mënyrë të përsosur, përfshirë edhe gënjeshtarët arrogantë perëndimorë, se paqja mund të arrihet ose me vullnetin e ndërsjellë të palëve mbi bazën e një kompromisi të arsyeshëm ose me dorëzimin e njërës prej palëve në konflikt”, pretendon Medvedev.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume