Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë zhvilluar një takim me studentët në ambientet e EUROPE HOUSE në Manastir, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Sali e cilësoi takimin si një mundësi të veçantë për të qenë pranë brezit të ri, në qytetin ku alfabeti shqip u bë simbol i bashkimit dhe identitetit kombëtar.

“Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, takuam studentët në EUROPE HOUSE në Manastir, në kuadër të shënimit të 22 Nëntorit.

Një takim i veçantë me brezin e ri, në qytetin ku alfabeti ynë u bë simbol i bashkimit, identitetit dhe të ardhmes sonë kombëtare”, ka shkruar Bekim Sali.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume