Yoav Gallant u drejtohet ushtarëve pranë kufirit libanez në dhjetor 2023

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se ushtria do të zgjerojë operacionin ushtarak.

Fjalët e Gallant vijnë ndërsa Shtëpia e Bardhë rifillon bisedimet për të sjellë zyrtarë izraelitë në Uashington për të diskutuar ofensivën e Rafahut, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.

Duke lënë të kuptohet për sulmin ajror të supozuar të Izraelit gjatë natës në Siri, ministri i Mbrojtjes tha se ushtria do të “zgjerojë fushatën dhe do të rrisë shkallën e sulmeve në veri” pas një vlerësimi në Komandën Veriore të IDF-sӕ në Safed.

“Izraeli po kthehet nga mbrojtja në ndjekjen e Hezbollahut, ne do të arrijmë kudo që organizata vepron, në Bejrut, Damask dhe në vende më të largëta”, shtoi Gallant.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume