Ish-komandanti boshnjak Naser Oriq është arrestuar të martën në kuadër të një aksioni policor që po zhvillohet kundër personave të dyshuar për ndihmë në fshehjen e të arratisurit Gjorgje Zhdrale. Aksioni është realizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës Serbe dhe Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), me asistimin e agjencive të tjera policore. Ishte komandant i forcave të Ushtrisë së Bosnjë-Hercegovinës në zonën e Srebrenicës.

Në vitin 2006, Tribunali i Hagës e dënoi Naser Oriqin me dy vjet burg për mosparandalimin e vrasjes dhe keqtrajtimit të të burgosurve serbë. Mirëpo, Gjykata e Apelit e Tribunalit të Hagës më 3 korrik 2008, e rrëzoi dënimin dhe e shpalli të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume