Ndërroi jetë Shaqir Aliti, kryetari i parë i Tetovës pas pavarësisë së Maqedonisë, informoi Komuna e Tetovës. Aliti ishte kryetar nga viti 1991 deri në vitin 1997.

“Me pikëllim të thellë, mësova lajmin për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, ish-kryetarit të parë të Komunës së Tetovës pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut , Shaqir Aliti. Aliti dha kontribut të çmuar në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Tetovë. Si kryetar i Komunës së Tetovës luajti një rol thelbësor në konsolidimin e demokracisë vendore. Në emër të qytetarëve të komunës së Tetovës dhe në emrin tim, familjes Aliti, u shpreh ngushëllime të thella dhe më të sinqerta!”, shkroi kryetari aktual Bilall Kasami, transmeton zyra për marrëdhënie me publikun.

Aliti ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në fshatin e tij të lindjes Gllogjë. Në vitin 1991 ishte pjesë e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) të cilën e udhëhiqte Nevzat Halili.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume