Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përkundër presionit ndërkombëtar ka deklaruar se Izraeli do të avancojë në Rripin e Gazës duke hyrë në Rafah për të eleminuar Hamasin.

Në një takim me ushtarët izraelit, Netanyahu përsëriti se qëllimi i këtyre sulmeve ushtarake, është rikthimi i sigurisë për popullin e Izraelit dhe arritja e fitores totale. Kryeministri siguroi se do të refuzojë presionin ndërkombëtar që po i bëhet për të ndaluar sulmet në zonën e Rafah.

“Ne do të hyjmë në Rafah dhe ne do të përfundojmë misionin tonë për të eliminuar Hamasin. Ndërsa forcat izraelite (IDF) përgatiten të vazhdojnë luftimet në Rafah, ne përballemi me presion ndërkombëtar për të na penguar të hyjmë në zonë dhe të përfundojmë punën. Si kryeministër i Izraelit, unë do ta refuzoj këtë presion,” tha Netanyahu.

Më herët, gjatë ditës së sotme sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Izraelit të përmbahet me sulmet dhe të mbrojë popullsinë civile në Rripin e Gazës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume