Gjykata Kushtetuese në të ardhmen duhet të jetë më shumë aktive si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë debatit publik të organizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pendarovski tha se Gjykata Kushtetuese ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë me “COVID-19” kur si shoqëri dhe si shtet ishim në një situatë mjaft komplekse, parasë gjithash nga aspekti shëndetësor dhe socio-ekonomik, por edhe për një serie sfidash juridike.

Pendarovski tha se vendimet dhe arsyetimet të Gjykatës Kushtetuese, për atë si president i vendit, ishin mjaft të rëndësishme gjatë marrjes së vendimeve që ishin në kompetencë të tij gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume