Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore – dega në Kaçanik, ku si pasojë janë dëmtuar dy zyre.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili theksoi se nga hetimet e para dyshohet se ka të bëjë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur.

“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrëvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe tê Zjarrëfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin”, u shpreh Veseli.

“Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate. Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intenzive.

“Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie nga 3 persona të panjohur, e që hetuesit policor janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejtë të këtij rasti. Për informata tjera ju nioftojmë më pas”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume