Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha të premten, se po “lutet” për shërimin e Princeshës Kate, pas njoftimit se bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit britanik, Princ William, vuan nga kanceri dhe ka filluar kimioterapinë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, presidenti amerikan shprehet se së bashku me gruan e tij Jill, ai bashkohet me “miliona njerëz në mbarë botën duke u lutur për shërimin e Princeshës Kate”.

Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar. Pallati nuk kishte dhënë asnjë informacion tjetër në atë kohë, duke thënë se ishte një operacion i planifikuar dhe duke siguruar se rasti nuk kishte lidhje me kancerin.

Në video-mesazhin e saj të transmetuar të premten, Kate tha se testet e kryera pas operacionit zbuluan praninë e kancerit. Kate filloi kimioterapinë në fund të shkurtit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume