Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari konfirmoi sot se ka filluar procesi gjyqësor për ASH-në, në fakt se kush do të udhëheq me partinë në fjalë. Me këtë rast Taravari përmendi edhe presionin ndaj gjykatës, duke u bazuar në faktin se për një kohë shumë të shkurtër është nderuar nj gjykatës dhe ka kërkesë për ndërrimi edhe të gjykatësit të dytë.

“Është e vërtet se procedura në gjykatë ka filluar, se kush do ta udhëheq Aleancën për Shqiptarët, para 4-5 ditësh e ndërruan një gjykatës, kërkoi, nuk e di se kush kërkoi , por besoj se ministri i drejtësisë dhe e ndërruan gjykatësin. Pardje lëndën e morri gjykatësja e dytë, dhe dje përsëri kanë bë kërkesë që të ndryshohet edhe gjykatësja e dytë. Unë nuk e di se sa kërkesa do të bëhen të këtij lloji, besoj derisa t’ju goditet ndonjëri që u duhet atyre. Unë i kam informuar edhe disa ambasada, por edhe publikisht ja bëj ftesë që kjo nuk është në rregull, nuk është e rastësishme besueshmëria në gjykata dhe në prokurori…Kjo është non-sens, nuk kam sqarim për këtë, veçse ta kuptoj si presion ndaj gjykatave”, tha Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume