Bodo/Glimt ka shënuar një fitore dramatike 1-0 ndaj LASK-ut në Ligën e Kampionëve, falë golit të Andreas Helmersenit në minutën e 92-të.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por vendasit ishin më kërkues në fazën ofensive.

Të dy ekipet patën mundësi për të kaluar në epërsi, por portierët dhe mbrojtjet rezistuan deri në minutat e fundit.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Helmersen realizoi me kokë në minutën e dytë të kohës shtesë, pas një krosimi të devijuar nga Fredrik Bjorkan, duke i dhuruar Bodo/Glimtit tri pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore, skuadra norvegjeze e vazhdon serinë pozitive në shtëpi, duke regjistruar ndeshjen e tetë radhazi pa humbje në garat evropiane (shtatë fitore dhe një barazim).

Për më tepër, ky triumf është shumë i rëndësishëm në garën për një vend në mesin e 24 skuadrave më të mira të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume