Me rastin e aktiviteteve për festën e 7 marsit, drejtoria e shkollës së Mesme të Tekstilit në Tetovë, njoftoi se kanë marrë iniciativë për të ndryshuar emrin dhe logon e shkollës. Drejtori i kësaj shkolle Muzafer Livoreka tha se Këshilli i Arsimtarëve ka vendosur që Shkolla ta mbajë emrin Kard Gega edhe pse ka pasur shumë propozime të tjera. Kard Gega është teknolog i njohur shqiptarë.

“Ne në fakt disa emra i kemi pasur në list kanë qenë shtatë, Këshilli i gjuhës ka mbajtur dy tre mbledhje dhe nga shtatë i ka propozuar Këshilltar të Arsimtarëve, Arben Xhaferi, Enis Koliqi, dhe Kard Gegën. Ne sapo e krytem procedurën, që do të thotë kolegët votuan, ndërsa nga votimi fitoj Kard Gega me 40 vota” – tha Muzafer Livoreka, drejtor i SHMPK ”Gjoce Stojçevski” – Tetov.

Drejtori Livoreka tha se, pas vendimit të Këshillit të Arsmitarëve, ata do e dorëzojnë propozimin e emrit të ri në Komunë, ndërsa për ndryshimin do të vendos këshilli komunal. Shkolla e mesme komunale Gjorce Stojçeski është formuar me 30 shtator të vitit 1953 me vendim të Këshillit të komunës së Tetovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume