Është ndarë nga jeta Ragip Jashari, njëri nga bashkëluftarët më të afërt të komandantit Adem Jashari.

Këtë e kanë të ditur familjarët e tij në rrjetin social në Facebook.

“Familjar, miq, bashkëlutëtarë,shokë e dashamirë me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftim.

Më poshtë mund të ndiqni një storie që ka përgatitur Klan Kosova, me rrëfimin e Ragip Jasharit, kur pati rrëfyer momentin e parë kur forcet serbe kishin rrethuar familjen Jashari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume