BE-ja nisi sot një hetim për aplikacionin Lite të TikTok dhe kërcënoi të pezullojë funksionin “varësues” që shpërblen përdoruesit për shikimin dhe pëlqimin e videove, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e fëmijëve, tha një zyrtar i Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian është i shqetësuar për “rreziqet e dëmtimit serioz të shëndetit mendor të përdoruesve”, duke përfshirë të miturit, nga programi i shpërblimeve, tha zyrtari.

TikTok Lite ka qenë në funksion në Francë dhe Spanjë që nga marsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume