Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se me kërkesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza, është intervenuar me helikopter të policisë në shuarjen e zjarrit në fshatin Zhirovnicë të Komunës së Mavrovë-Rostushës. Nga MPB thonë se në vatrat e zjarrit janë derdhur 15 tonë ujë.

“Është dërguar helikopteri M171 nga Njësia e Helikopterëve për qëllime speciale, ndërsa me veprime të sakta janë hedhur 15 tonë ujë. Me këtë flakët janë shuar dhe zjarri është lokalizuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume