Maqedonia e Veriut është mbi mesataren evropiane sa i përket përqindjes së popullsisë së aftë për punë, përcjell TV21. Në vendin tonë, 59,5% e popullsisë është e aftë për punë, pra nga 20 deri në 64 vjeç, ndërsa në Bashkimin Evropian, kjo kategori përbën 58,3% të popullsisë, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Ndër tetë rajonet planore të Maqedonisë së Veriut, përqindja më e lartë e aftësisë për punë është në Rajonin e Pollogut, me 61,6%, ndërsa më e ulëta në Rajonin e Shkupit, me 58,3%.

Në BE, përqindja e popullsisë së aftë për punë është më e lartë në 22 rajone të Gjermanisë, me 63,0%, si dhe në disa rajone të Danimarkës dhe në rajonet ishullore të Spanjës.

Në të kundërt, në 189 rajone të BE-së, popullsia e aftë për punë përbën më pak se 55,0% të popullsisë së përgjithshme.

Këto rajone janë kryesisht rurale dhe përfshijnë pjesën e brendshme të Portugalisë, zona të mëdha rurale të Francës, pjesën më të madhe të Gjermanisë Lindore, si dhe territore rurale në Bullgari, Greqi dhe vendet nordike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume