“E do beben e saj më shumë se mua.” Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë këtë koment të pazakontë për ish-zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila u largua nga detyra për t’iu përkushtuar familjes.

Gjatë një bisede në televizionin Fox News, Trump e vlerësoi Leavitt për punën e saj, duke thënë se zëvendësimi i saj është i vështirë. Më pas, me humor, ai u shpreh: “Ajo e do beben e saj më shumë se mua. Kjo është e tmerrshme, por po ia kalon shumë mirë”.

Leavitt, 28 vjeçe, u largua nga posti në gusht për t’u përkushtuar ndaj dy fëmijëve të saj. Trump parashikoi gjithashtu se ajo do të bëhet një yll në televizion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume