Partitë e shumicës parlamentare kanë kapacitete më të mëdha koalicionimi për shkak se në të kaluarën është dëshmuar që mund të shkojnë përtej vijave ndarëse etnike.

Kështu vlerëson analisti politik Sefer Selimi në një prononcim për PRESSonline.al, i pyetur për kapacitetet koalicionuese të partive të shumicës parlamentare dhe opozitës në Maqedoninë e Veriut.

“Normalisht kur bëhet fjalë për të arriturat e deritanishme të LSDM- BDI-së, kryefjala është tek anëtarësimi i vendit në NATO dhe sigurimi i hapjes së negociatave me BE-n, ndonëse kjo ka stagnuar për shkak mos bërjes së ndryshimeve kushtetuese”, tha Selimi.

Siç duket, shprehet ai mëtej, primatin për të qenë partner më i dëshiruar për koalicion, në veçanti për komunitetet më të vogla etnike në Maqedoninë e Veriut është duke e marr BDI-ja me koalicionin të quajtur “Fronti Europian”.

“Në këtë, siç duket ka ndikuar edhe pritshmëria se LSDM me shumë gjasë, nuk do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve, ndërkaq BDI pritet sërish të jetë faktor kyç në ndërtimin e shumicës së ardhshme parlamentare”, tha Selimi për PRESSonline.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume