Një pjesë e rezidencës prej 42 milionë dollarësh të Will Smith në Calabasas, Kaliforni, është përfshirë nga flakët mesnatës e së hënës, 23 nëntor.

Në videon e publikuar nga mediat ndërkombëtare, shfaqen zjarrfikëse në vendngjarje, në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën. Sakaq, ende nuk janë publikuar dëmet e bëra nga këto flakë, ashtu sikurse as shkakun e tyre.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Will Smith dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, janë përballur me incidente të tilla. Në vitin 2021, shtëpia u dëmtua nga një zjarr që filloi në bodrum.

Në vitin 2018, aktori ka shprehur shqetësimin e tij për rezidencës përmes Instagram-it, kohë kur një zjarr i madh u përhap në të gjithë Kaliforninë Jugore, duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në banesat e personazheve VIP.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume