Kjo është 24-vjeçarja që ndodhej në koma dhe nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra nga një aksident në aksin rrugor “Përrenjas-Qafë Thanë”.

Vajza 24-vjeçare, ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bashkë me viktimën e cila qëndroi në koma për 5 ditë, mbetën të plagosur edhe tre anëtarë të familjes.

44-vjeçari Jetmir Daci, përplasi 6 persona të familjeje ndërsa ata ishin pranë mjetit të tyre, pasi kishin ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës. Në testin e bërë rezulton se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l në momentin që ka përplasur familjarët.

Pas ngjarjes së rëndë autori u ndalua nga policia, por u lirua nga Prokuroria, ndërsa sot pas 5 ditësh, u vendos ndalimi i tij.

Artan Pishkashi, emigrant i cili ishte kthyer në Shqipëri për një arsye familjare, është përballur me këtë aksident të rëndë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume