Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e “Plepave” në Durrës.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se janë përplasur katër automjete. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 9 persona, midis tyre edhe fëmijë.

Një grua që ndodhej në një prej automjeteve, ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume