Një 40-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të dielën në një aksident me motor, në Fermo të Italisë. Një tjetër shqiptar, po 40-vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Ancona-s.

Ngjarja, sipas ANSA, ndodhi rreth orës 17:00, pak metra nga sheshi Ostilio Ricci. Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume