Tifozeria B-92 ose siç njihen ndryshe Ballistët, është ndër më të mirat gjithandej .Ata të japin emocione të veçanta, janë përkrahës të jashtëzakonshëm të skuadrës kuq e zi që i japin asaj gjithnjë forcë në humbje ose fitore shkruan Tetovasot.

Ata kanë ngritur nivelin e tyre dhe atmosfera që krijojnë është gjithnjë brilante. Si në kor nuk mungojnë kurrë thirrjet e fitores,  dashuria e jashtëzakonshme për klubin njëjtë siç bëjnë tifozët e klubeve elitare si Liverpool, Borusia Dortmund apo Celtik ose Boca Juniors.

Ata janë vlera e skuadrës shqiptare që ka një histori të trishtë për mënyrën si e ka ndëshkuar sistemi por ka mbijetuar plot gjak e sakrificë.
Kjo është Shkëndija e të gjithëve, ajo që është ringritur dhe ajo që ka pas armatën Kuq e Zi të ballistëve.

Atmosfera e djeshme ishte perfekte .Këtë e dëshmojnë edhe zhvillimet e superderbit ,një material i përgatitur nga Buran Musliu që po bën një punë superiore për të kapur këto fragmente që do jetojnë gjatë .TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume