Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ndaj Presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, i cili gjatë betimit e quajti vendin e saj thjesht “Maqedoni”.

Në përgjigje të interesit të mediave greke, një zëdhënës i DASH ka deklaruar se “SHBA mbetet e vendosur ndaj marrëveshjes së Prespës”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “me formimin e një qeverie të re dhe zgjedhjen e një kryeministri të ri, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, raporton Protothema.

Nje dite me pare edhe Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit kur u betua si presidente në një ceremoni parlamentare të dielën.

“BE-ja rithekson rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese dhe ligjërisht të detyrueshme, përfshirë marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, tha zëdhënësja e BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme, Nabila Massrali, tha në një komunikatë të dielën.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume