Më datë 12.05.2024 në ora 15:45 në SPB Tetovë, personi S.U. ka raportuar se gjatë rrugës nga lokaliteti Leshnicë për në Kodrën e Diellit, shokët e tij me një katërçikletë kanë rënë në një humnerë dhe nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tij. Shërbimet policore menjëherë kanë shkuar në vendin e raportuar dhe i kanë gjetur personin S.U. dhe të lënduarit F.F. (24) dhe S.S. (23) nga Tetova dhe i kanë dërguar në Kodrën e Diellit, nga ku me autoambulancë janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime trupore. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume