Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka mirëpritur vendimin e avancimit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar të NATO-s.

Në një dedikim të tij, Mehaj shkruan se rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, po shkon përtej bashkimit në një aleancë, ndaj dhe me hapa të tillë, do të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, transmeton klankosova.tv.

”Sot shënojme edhe një moment tjeter historik për Kosovën, me ç’rast, Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka miratuar me shumicë votash avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues, në anëtar të asociuar.

Rruga jonë drejt anëtarësimit në NATO nuk ka të bëjë vetëm me bashkimin në një aleancë; por shkon përtej, për të afirmuar përkushtimin tonë për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Në këto kohë sfiduese, ku rrethanat e reja gjeopolitike kanë ndryshuar, roli i Kosovës brenda NATO-s është më jetik se kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në prag të këtij kapitulli të ri, për shtetin tonë, ne po i hapim rrugë së ardhmes, ku Kosova do të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të demokracisë, sigurisë dhe respektit të ndërsjellë në skenën globale.

Ne kemi shumë punë përpara për PFP-në dhe disa procese të NATO-s, por duke punuar së bashku me aleatët tanë do ta arrijmë edhe atë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume