VMRO-DPMNE-ja, një ditë pas zgjedhjeve, mbajti takimin e parë partiak në të cilin definoi, siç thonë ata, kornizën mbi të cilën do të ndërtojnë potencialin koalicionues. Në njoftimin nga kreu i partisë, në vend të parë është radhitur shteti i fuqishëm ekonomik, përmes reformave për një standard më të lartë jetësor, në rend të dytë është fronti kundër krimit dhe korrupsionit kurse në rend të tretë është realizimi i interesit strategjik për integrimet Evropiane përmes dialogut dhe realizimit të parimeve. Siç thanë nga partia një ditë më parë, këto janë parimet për të cilat duhet të pajtohen edhe partnerët e tjerë eventual të koalicionit

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume