Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, është shprehur i bindur se Draft-Statuti i Asociacionit do të dërgohet në Kushtetuese.

“Për bindjen time dërgimi i draftit në Kushtetuese do të ndodhë”, tha Molliqaj në Pressing.

“Asnjë prej marrëveshjeve që i ka pranu Kurti deri në ditën e fundit s’i kemi ditë. A do ta zbatojë para Këshillit a pas Këshillit ka rëndësi kohore por përmbajtësore ka zero, krejt procesi i negocimit që ka ndodh ka qenë i lidhur vec me përmbajtjen e statutit”, tha Molliqaj në Pressing, transmeton Express.

“Le të themi që nuk e dërgon kryeministri Kurti, e kur ka me bë?”, u shpreh ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume