MPB-ja ka konfirmuar se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e Drejtorit të Burgut të Idrizovës, Zoraj Jovanovski.

Sipas buletinit policor, mbrëmë rreth orës 03:35 në Stacionin Policor të Kisella Vodës është denoncuar se është djegur automjeti i parkuar “Volksvagen Pasat” me targa të Shkupit, pronë e Burgut të Idrizovës, që ka qenë e parkuar nga Z.J.

Zjarri ka kapluar edhe pjesë të fasadës së ndërtesës dhe gjësende të tarracave në katet e mëposhtme të ndërtesës. Zjarri është shuar nga Zjarrfikësit e Shkupit, kurse nuk ka të lënduar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Ky nuk është rasti I parë. Gjatë prillit, dy herë brenda tri ditëve, u dogjën vetura të zyrtarëve të Burgut të Idrizovës. Ende nuk është zbuluar se kush qëndron pas këtyre akteve.Ai

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume