Nikolovski në Podgoricë: Paralajmërohet linjë e re ajrore Shkup – Podgoricë dhe lidhje me portin e Tivarit përmes autostradës Shkup – Bllacë
Zëvendëskryetari i Qeverisë, Aleksandar Nikolovski, ndodhet në një vizitë pune në Podgoricë, Mal i Zi, ku zhvilloi takime me kryeministrin Millojko Spajiq, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Filip Ivanoviq, si dhe me ministrin e Transportit, Radosh Zeçeviq.
Temat kryesore të bisedimeve ishin lidhja rajonale, bashkëpunimi ekonomik dhe projektet infrastrukturore ndërmjet dy vendeve mike. Nikolovski theksoi se ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, përveç lidhjes rrugore, do të mundësojë edhe hapje të fuqishme drejt portit të Tivarit. Njëkohësisht, ai paralajmëroi edhe nënshkrimin e shpejtë të një marrëveshjeje për vendosjen e një linje të drejtpërdrejtë ajrore ndërmjet Shkupit dhe Podgoricës.
„Biseduam për lidhjen. Tashmë kemi filluar ta ndërtojmë autostradën Shkup – Bllacë, e cila nënkupton hapjen e Maqedonisë drejt një porti të tretë – kjo është hapja drejt portit të Tivarit… Gjithashtu, folëm edhe për lidhjen ajrore dhe pres që brenda një kohe shumë të shkurtër të nënshkruhet një marrëveshje që do të nënkuptojë fluturim të drejtpërdrejtë ndërmjet Shkupit dhe Podgoricës“, deklaroi Nikolovski.