Më datë 12.05.2024 rreth orës 19.00 në stadiumin e qytetit në Tetovë, gjatë një ndeshje futbolli ndërmjet ekipeve të KF “Skhendija” nga Tetova dhe KF “Struga Trim Lum” nga Struga, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin Z.M. (18) nga Zubrina e Kërçovës pasi që ka shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u përleshur fizikisht me një person tjetër. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume