Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një fluturim nga Franca në Stamboll, i linjës Turkish Airlines, ku një pasagjer me kombësi afgane ka prerë damarët në bordin e avionit.

Për këtë arsye, avioni e ka ndërprerë fluturimin dhe ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Stafi i avionit i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë shtetasit, ndërsa ky i fundit, i cili ka letërnjoftim të Francës, është marrë menjëherë nga ambulanca dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Ai është vënë nën kujdesin intensiv të mjekëve shqiptarë, por është në gjendje të rëndë për jetën./Albanianpost.com

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume