Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Mickoski bëri të ditur se në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit bilateral, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit mes dy vendeve.

“Zhvillova një takim kokë më kokë me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama.

Biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në besim, respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta. ka shkruar Mickoski pas takimit me Ramën në Ohër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume