Gazetari Naser Pajaziti ka bërë një thirrje të fortë publike që Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir të vendoset urgjentisht nën mbrojtjen e UNESCO-s, duke e cilësuar atë si një vlerë të çmuar jo vetëm për kombin shqiptar, por për të gjithë njerëzimin, përcjell INA.

Sipas tij, një nismë e tillë kërkon angazhim të menjëhershëm institucional si nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe nga Tirana zyrtare, me qëllim garantimin e ruajtjes afatgjatë dhe promovimit të kësaj pasurie historike në arenën ndërkombëtare.

Ja postimi i plotë:

Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir duhet të jetë nën mbrojtjen e UNESCO-s!

Kjo përbën një trashëgimi të përbashkët të kombit shqiptar dhe të gjithë njerëzimit. Një nismë e tillë duhet të ndërmerret urgjentisht nga Qeveria e RMV-së, por edhe nga Tirana zyrtare, për të garantuar ruajtjen e saj dhe promovimin ndërkombëtar.

Mos lejojmë që kjo trashëgimi të mbetet vetëm një kujtim – le ta bëjmë krenari botërore!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume