Mickoski falënderon Ramën për mbështetjen: Sot e bëmë realitet një projekt të rëndësishëm, përfitojnë Ohri, Struga dhe bregdeti shqiptar (VIDEO)
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka falënderuar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, për mbështetjen në realizimin e projektit të përbashkët “One Stop Shop”, i promovuar sot në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Mickoski theksoi se me këtë projekt synohet lehtësimi i qarkullimit kufitar dhe shkurtimi i kohës së pritjes për qytetarët dhe udhëtarët mes dy vendeve.
Ai u shpreh se nga ky projekt do të përfitojnë veçanërisht Ohri, Struga dhe zonat turistike të bregdetit shqiptar, pasi kalimi më i shpejtë i kufirit do të lehtësojë lëvizjen e turistëve dhe vizitorëve./TS/