Mickoski në krah të Ramës uron shqiptarët për 22 Nëntorin: Qoftë një ditë e mbushur me sukses dhe begati! (VIDEO)
Gjatë ceremonisë së promovimit të sistemit të përbashkët kufitar “One Stop Shop” në Qafë Thanë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka përcjellë një urim për shqiptarët me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Në praninë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, Mickoski uroi që kjo ditë e rëndësishme për shqiptarët të jetë e mbushur me sukses dhe begati./TS/