Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh në orën 4:45 të mëngjesit.

Siç raporton Bild, përcjell Klankosova.tv, për arsye sigurie, të gjitha fluturimet u ndërprenë.

Judith Beadle, e cila ishte e përfshirë në protestë deklaroi se me fluturimet e shtrenjta treni dhe transportet e tjera publike po shkatërrohen. 

“Kur rezervojmë një fluturim, ndihemi të turpëruar. Përgjegjësia i takon qartë qeverisë: ajo u jep linjave ajrore miliarda para taksash çdo vit, dhe në të njëjtën kohë treni dhe transporti tjetër publik po shkatërrohen”, u shpreh ajo për Bild, përcjell Klankosova.tv 

Aeroporti priste pushues të shumtë në fundjavën e parë të pushimeve, me një total prej rreth 350,000 pasagjerësh që priten nga e premtja deri të dielën. Aeroporti i Mynihut donte të kryente 2,860 fluturime gjatë kësaj kohe.

Policia tha se ka arrestuar tetë persona.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume