Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë do ta mbikëqyrin procesin zgjedhor të 8 majit për parlamentaret dhe raundin e dytë të presidencialeve. Zgjedhjet e dyfishta do të ndiqen e dhe nga përkthyes dhe gazetarë të cilët do të përfaqësojnë media dhe organizata ndërkombëtare. 1078 vëzhgues do të jenë vendas ndërsa 921 prej tyre të huaj. Pjesa dërmuese e të huajve janë vëzhgues, 66 gazetarë dhe 85 përkthyes.

Misioni i OSBE/ODIHR-së ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë. Ndërkohë Shoqata për zhvillimin e shoqërisë dhe inovacione sociale “Vej kap” do të vëzhgon zgjedhjet me 752 përfaqësues.

Kuvendi i OSBE-së do të ketë 138 vëzhgues, ndërsa komisioni parlamentar i Këshillit të Evropës 33 vëzhgues. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vëzhgon procesin zgjedhor me 68 vëzhgues.

Organizatat vendase kanë publikuar edhe numrat e telefonit për denoncimin e parregullsive zgjedhore, presioneve, shantazheve, ndërkohë aktiv do të jetë edhe Komisioni i Prokurorisë Publike për ndjekjen eventuale të veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Monitorimi i zgjedhjeve të dyfishta ka ngjallur edhe interesin e 66 gazetarëve nga mediat ndërkombëtare si Rojters, Asosiejtid Press, Al Xhezeira dhe Fans Pres.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume