Ish-kryenegociatoria e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, mbeti duke numëruar sa herë ka hyrë Milan Radoiçiqi në Kosovë.

Pos kësaj, ajo thotë se shefi I qeverisë ka një frikë si të qyqarit, por ajo u shpreh e bindur se Kosova do ta largojë nga posti.

“Kurti mbeti duke numruar sa banka financiare i mbylli sa here ky far Radojqici paska hyre ne Kosove pas Banjskes, sa forca te Serbise jane afruar te kufiri – Kosova nuk iu ka frikesuar Milosheviqit qe ishte kasapi i Ballkanit sepse ditem ta mobilizojme popullin dhe ta udheheqim, ditem ta bejme aleate Ameriken dhe mposhtem Serbine, mposhtem kasapin e Ballkanit, ndryshuam historine, dolem fitimtar- por jam e bindur se Kosova dine te largoj kete kryeminister me mendje te vogel, me nje frike si te qyqarit, jam e bindur ky gjunjezim i Kosoves eshte vetem nje episod i vogel e i shkurt – Kosova do ta marre veten, sepse ka ditur ta marre veten ne cdo sfide te historise”, ka shkruar Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume