Në margjinat e takimit të liderëve për Planin e rritjes që mbahet në Kotor, Mali i Zi, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim bilateral me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.

 
Në takim, u bisedua për rëndësinë e vazhdimit të rrugës evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në pritje të formimit të Qeverisë së re. Trokazi e theksoi mbështetjen e mëtejshme franceze të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në BE, dhe apeloi për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të ndërmarra nga faktorët politikë.

 
Kryeministri Xhaferi shprehu shpresë se vendi do i rrumbullakojë hapat e domosdoshme për vazhdimin e agjendës evropiane. Në këtë drejtim, e ndau shqetësimin për mosrespektimin e emrit kushtetues nga ana e Presidentes së sapozgjedhur të shtetit dhe apeloi për respektimin e Memorandumit të nënshkruar para zgjedhjeve nga ana e partive politike në drejtim të parakushteve për integrimin tonë në Bashkimin Evropian.

 
Kryeministri Xhaferi, theksoi se për të nuk është prioritet se kush do e formojë Qeverinë e re, por, përmbushja e agjendës evropiane. Kjo është rruga e ardhmërisë dhe e prosperitetit për të cilin ai do të vazhdojë të punojë në cilëndo cilësi apo funksion.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume