Tash e dy ditë Xhamia e Qarshisë në Prishtinë është e mbyllur. Kjo për shkak se të martën aty ra llambadari i xhamisë.

Incidentit i shpëtoi për një fije floku një person që ndodhej aty duke u falur.

Ky objekt fetar i hapi dyert për besimtarët para një viti, pas një restaurimi që zgjati me vite.

Në media janë publikuar edhe pamjet nga momenti kur llambadari bie.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume