Trupat e katër personave, përfshirë edhe të një kandidati për zyrë vetëqeverisëse në zgjedhjet e 2 qershorit, u gjetën të copëtuar në një automjet të djegur në Acapulco , në jug të Meksikës.

Sipas mediave të huaja, kandidati u emërua nga PRI (“Partia Revolucionare Institucionale”, dominuese për dekada në skenën politike meksikane).

Bëhej fjalë, për Anibal Zuniga Cortes, kandidat për kryetar bashkie të komunitetit të Cojuca de Benitez.

Trupat e dy personave të tjerë u gjetën brenda automjetit, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume