Më datë 12.05.2024 në ora 22:40, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.Z (32) nga një fshat i Tetovës, i cili është denoncuar nga babai i tij 57-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare, se në shtëpinë e tyre familjare në fshat është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar, ai gjithashtu ka tentuar ta sulmojë fizikisht gruan e tij. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume